Natë e ftohtë dhe me mjegull, tri aksidente në Dukagjin

Temperaturat e ulta dhe mjegulla, kanë bërë që numri i aksidenteve në komunikacion të rritet.
Vetëm në rajonin e Dukagjinit, gjatë natës së mbrëmshme kanë ndodhur tri aksidente, ku si pasojë ka dhe persona të lënduar.

Dy vetaksidente dhe një aksident trafiku kanë ndodhur në Deçan dhe Pejë, ku njëra nga veturat e aksidentuara është rrokullisur tërësisht dhe ka përfunduar me rrotat përpjetë.
Nga videot që ka “Indeksonline” shihen se veturat e përfshira në aksident, kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërsa në vendngjarje shihen zjarrfikësit, policia dhe ndihma e shpejtë.
