19:53 / E Mërkurë, 17 Mars 2021 / Blerim

Natë e madhe për Muriqin, starton nga fillimi në ndeshjen Bayern-Lazio

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Bayern Munchen – Lazio, e vlefshme për kualifikimin në çerekfinale të UEFA Champions League.

Ndeshja nis nga ora 21:00, shkruan IndeksOnline.

Nga minuta e parë do të luaj edhe sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

Ndeshja e parë mes klubit gjerman dhe italian kishte përfunduar me rezultat 4-1 në të mirë të ekipit të Hansi Flick.