20:23 / E Diele, 19 Maj 2024 / G T

Natë e paharruar për sulmuesin norvegjez, ia shënon katër gola Real Madridit

Skuadra e Villarrealit ka barazuar rezultatin ndaj Real Madridit në ndeshjen e parafundit të La Ligas.

Gjatë pjesës së parë skuadra vendase ishte duke humbur me rezultatin 1:4, shkruan Indeksonline

Por, në pjesën e dytë sulmuesi norvegjez, Alexander Sorloth shënoi tri gola të shpejtë për ta barazuar rezultatin në 4:4.

Sorloth shënoi katër gola ndaj Real Madridit dhe bëhet lojtari i parë në histori të La Ligas që i shënon kaq gola një skuadreje si kjo e “Mbretërve”./Indeksonline/