Natë e rëndë për banorët e Tomocit të Istogut, përmbytje gjithandej fshatit
Banorët e fshatit Tomoc në Istog janë përballur me vërshime dhe përmbytje gjatë gjithë natës.
Në këtë fshat nuk është ndërprerë dalja në ndihmë për asnjë çast, që kur vendi u përball me sasi të madhe të shiut, shkruan IndeksOnline.
Gjatë gjithë natës, banorët kanë ndihmuar njëri-tjetrin në nxjerrien e ujit prej shtëpive dhe evakuimin e posedimeve me vlerë.
Ekipi i Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim është angazhuar po ashtu.
Më poshtë pamje:

