75 Mall Live Search
08:43 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Natë e ”zjarrtë” në Superligën e Basketbollit, dy ndeshje interesante

Sonte na pret një natë e zjarrtë në Superligën e Basketbollit të Kosovës, ku zhvillohen dy ndeshje derbi.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 13-të të PrinceCaffe Superligës, shkruan IndeksOnline.

Lideri aktual, Trepça do të jetë nikoqire e Bashkimit, ndeshje kjo e cila zhvillohet në palestrën sportive “Minatori”, në Mitrovicë, me fillim nga ora 17:00.

Xehtarë kanë pesë fitore radhazi në Superligë me një bilac total prej 10 fitore e dy humbje, ndërsa skuadra prizrenase ka katër fitore e tetë humbje deri më tani.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme luhet mes dy rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës, e cila zhvilllohet në palestrën ”Karagaqi”, në Pejë.

Verdhezinjët kanë nëntë e tri humbje, kurse skuadra nga kryqyteti ka shtatë fitore e pesë humbje.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 19:00./IndeksOnline/