Natë magjike e futbollit, sonte zhvillohet finalja e Evropa Ligës mes Sevillës e Interit

Sonte nga ora 21:00 do të luhet finalja e Evropa Ligës mes Sevillës dhe Interit.
Sevilla vjen në finale pasi eliminoj Manchester Unitedin në gjysmë-finale me rezultat 2:1, transmeton Indeksonline.
Kurse, Interi në gjysmë-finale e mposhti lehtë Shakhtar Donetskin me rezultat 5:0.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “RheinEnergieStadion”. Referi kryesor do të jetë holandezi Makkelie. /Indeksonline/