75 Mall Live Search
08:33 / E Shtunë, 05 Korrik 2025 / L A

Natë spektakli në Botërorin e Klubeve/ PSG përballet me Bayernin, Reali ndaj Dortmundit

Gjatë ditës së sotme do të zhvillohen edhe dy duelet e fundit të çerek-finales në Botërorin e Klubeve.

Kampioni i Evropës, PSG do të zhvillojë ndeshjen ndaj gjigantëve gjermanë, Bayern Munich në një ndeshje që premton spektakël.

Ndërsa po ashtu do të zhvillohet edhe dueli mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, një përsëritje e finales së Ligës së Kampionëve të vitit 2024, që po ashtu premton të jetë një duel i vërtetë.

Ndeshja PSG-Bayern, pritet të zhvillohet në orën 18:00 ndërsa ajo mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit, në orën 22:00./IndeksOnline/