75 Mall Live Search
08:59 / E Martë, 12 Maj 2026 / G T

Natë vendimtare për Cristiano Ronaldon dhe Al Nassr, luajnë ndeshjen e sezonit ndaj Al Hilalit

Sonte zhvillohet një ndeshje e jashtëzakonshme mes Al Nassr dhe Al Hilalit, e vlefshme për javën e 32-të në Ligën Profesionale në Arabinë Saudite.

Al Nassr e pret në shtëpi Al Hilalin, ndeshje kjo që përcakton edhe fituesin e ligës, shkruan Indeksonline

Kjo ndeshje zhvillohet në stadiumin “King Saud University” në Riyadh.

Kujtojmë që Al Nassr është në pozitën e parë me 82 pikë, pesë më shumë se vendi i dytë, Al Hilal, por kjo e fundit ka një ndeshje më pak.

Nëse Al Hilal fiton sonte, dhe ndeshjen e mbetur atëherë e kalon Al Nassr në tabelë. Prandaj kjo ndeshje është finale për dy skuadrat./Indeksonline/