75 Mall Live Search
22:20 / E Martë, 15 Tetor 2024 / MSH

Natën e mirë, Qipro!

Emir Sahiti ka trefishuar shifrat e Kosovës ndaj Qipros.

Sahiti shënoi një gol bombastik në minutën e 71-të, raporton IndeksOnline.

25-vjeçari shënoi kështu për herë të parë në pesë paraqitjet e tij për Kosovën.

Ndeshja e vlefshme për Ligën e Kombëve po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Paraprakisht, për Kosovën shënuan Amir Rrahmani (30′) dhe Ermal Krasniqi (52′)./IndeksOnline/