“National Geographic Orion” sjell qindra turistë amerikanë për herë të parë në Shqipëri

Një linjë e re turistike detare për Shqipërinë. National Geographic Orion” akostohet për herë të parë në Portin Durrës me 108 turistë amerikanë.
“Shqipëria është përfshirë për herë të parë në këtë linjë prestigjioze që përshkon Greqinë, Shqipërinë dhe Kroacinë, duke sjellë vëmendjen ndërkombëtare mbi destinacionet tona historike dhe natyrore” shkruan Edi Rama në njoftim./Indeksonline/