75 Mall Live Search
13:48 / E Premte, 29 Maj 2026 / Z S

NATO-ja, mbledhje emergjente pas sulmit me dron në Rumani

NATO-ja ka thirrur një mbledhje emergjente pasi një dron goditi një pallat banimi në Rumani, bëri të ditur presidenti finlandez Alexander Stubb.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, deklaroi se “sjellja e pamatur e Rusisë përbën rrezik për të gjithë ne”.

Ndërkohë, ambasadori i United States në NATO, Matthew Whitaker, theksoi: “Ne qëndrojmë pranë aleatit tonë në NATO, Rumanisë. Shtetet e Bashkuara do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s”.