NATO-ja prezanton prodhimin e armëve: Rritja e investimeve ndihmon në mbajtjen e njerëzve të sigurt

Aleanca Veriatlantike (NATO) ka shpërndarë mesazhin e sekretarit të përgjithshëm, Mark Rutte, që bën thirrje për parandalim të luftërave.
Duke ndarë imazhe të prodhimit të armëve, municioneve dhe teknologjisë ushtarake, NATO-ja përçon mesazhin e Ruttes për rritjen e investimeve në mbrojtje, shkruan IndeksOnline.
“Nëse nuk shpenzojmë më shumë së bashku tani për të parandaluar luftën, do të paguajmë një çmim shumë, shumë, shumë më të lartë më vonë për ta luftuar atë.
Gjithashtu kemi nevojë për aftësi moderne, që përdorin teknologjitë më të përparuara. Dhe na duhen ato tani”, u shpreh Rutte.
Sipas NATO-s, rritja e prodhimit të mbrojtjes dhe investimi më shumë, më mirë dhe më shpejt, e bën NATO-n më të fortë.
“Rritja e investimeve në mbrojtje ndihmon në mbajtjen e njerëzve tanë të sigurt dhe të forcave tona të gatshme për t’u mbrojtur kundër çdo agresioni”, thuhet në njoftim.
Boosting defence production is key to keeping our one billion people safe🛡️ pic.twitter.com/JXCxRxZVLA
— NATO (@NATO) August 27, 2025