11:27 / E Hënë, 09 Tetor 2017 / indeksADMonline

NATO një hap para Rusisë

NATO ka filluar një mission të ri në Rumani të hënën, kështu duke bërë në hap më tej për të kontrolluar rritjen e Rusisë në Detin e Zi.

Fillimisht misioni do të nis me një forcë e vogël duke u mbështetur në trupa nga 10 vende të NATO-së, duke përfshirë Italinë dhe Kanadanë, si dhe Rumaninë, dhe më pas priten 900 trupa amerikane, transmeton AktivPress.

“Qëllimi ynë është paqja, jo lufta. Ne nuk jemi duke kërcënuar Rusinë, por ne kemi nevojë për një strategji më afat gjate, ne kemi nevojë për dialog nga një pozitë e fortë e mbrojtjes “, tha presidenti rumun Klaus Iohannis në një mbledhje të Asamblesë Parlamentare të NATO-së në Bukuresht.

Rusia akuzon NATO-në se po përpiqet të rrethojë vendin dhe të kërcënojë stabilitetin në Evropën Lindore. Këto pretendime NATO i ka mohuar./AktivPress