75 Mall Live Search
16:45 / E Martë, 26 Nëntor 2019 / indeksADMonline

NATO ulë në gjysmë shtizë flamurin e Shqipërisë

Në selinë qëndrore të NATO-së është ulur në gjysmë-shtizë flamuri i Shqipërisë kjo pas tërmeteve që goditi sot shtetin shqiptarë ku si pasojë e kësaj fatkeqësie, gjetën vdekjen 17 persona.

Në gjysmë-shtizë është ulur edhe flamuri i Francës pasi një helicopter u aksidentua në Mali ku vdiqën 13 persona.

Në reagimin e NATO-së në “Twitter”, thuhet se se flamujt janë ulur në gjysmë-shtizë si pasojë e tragjedive që ndodhën gjatë ditës së sotme në dy shtetet.

“Flamujt e aleatëve tanë, Shqipërisë dhe Francës janë ulur në gjysmë-shtizë, pas tërmetit në Shqipëri dhe në nderim të ushtarëve francez të vdekur në Mali”, thuhet në njoftimin e NATO-së. /IndeksOnline/