09:41 / E Shtunë, 30 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

NATO uron shqip [Foto]

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka uruar shqiptarët nëpërmjet një video duke u shprehur, Gëzuar Vitin e ri Shqipëri.

Në një postim në në rrjetin social Twitter, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme poston në faqen e saj urimin shqip të sekretarit të NATO-s, Stoltenberg.

“Sekretari i  të Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  ka uruar Shqipërinë si aleat i NATO-s dhe shqiptarët për fetat e ndërrimit të viteve, duke u shprehur  “Gëzuar Vitin e Ri nga #Albania!#WeAreNATO”, thuhet në statusin e faqes së NATO-s në rrjetin social Twiter.

Në statusin e NATO-s postohet një video ku në krye të herës urohet në shqip: “Meqë viti 2017 është afër, të gjithë ne në NATO, dëshirojmë t’u urojmë të gjithëve në Aleancë një vit të lumtur të ri”./Indeksonline/