75 Mall Live Search
19:04 / E Shtunë, 22 Shkurt 2025 / Gj. Sh

NATO zhvillon stërvitjen më të madhe për vitin 2025, në Rumani dhe Bullgari

NATO ka nisur stërvitjen më të madhe të vitit 2025, e cila po zhvillohet në Rumani dhe Bullgari. Në këtë stërvitje marrin pjesë 10,000 ushtarë nga 9 shtete aleate të NATO-s.

Kjo stërvitje, e cila është e bazuar në planet e reja të mbrojtjes të Aleancës, ka për qëllim të përgatitet për një skenar shumë-domenesh, para shpërthimit të një krize.

Fokusimi kryesor i stërvitjes është planifikimi dhe ekzekutimi i operacioneve komplekse, që mund të përfshijnë fushat e ajrit, detit dhe tokës, në mënyrë që të sigurohet gatishmëria dhe koordinimi i forcave aleate për të reaguar në çdo situatë të mundshme.

“Stërvitja bazohet në planet e reja të mbrojtjes të NATO-s dhe do të fokusohet në planifikimin dhe ekzekutimin e një skenari shumë-domenesh para krizës”, thuhet në postimin e NATO-s në X.