75 Mall Live Search
09:52 / E Martë, 02 Qershor 2020 / indeksADMonline

Natyra Kuçi nga PSD-ja: Ishte gabim koalicioni, që bëmë me AAK-në

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka thënë se një nga arsyet që kjo parti u “ndëshkua”, duke mos u votuar në zgjedhjet e kaluara, ishte edhe koalicioni me AAK-në.

“Ishte gabim koalicioni që bëmë më AAK-në, pasi nuk përputhej me atë çka thirremi ne”, është shprehur Kuçi në Sytë 7.

Ajo ka thënë se ky koalicion ndodhi pasi PSD-ja ishte në fillimet e saj dhe nuk kishte struktura të forta.

“Elektorati ynë nuk e pranoi një vendim të tillë. U bënë disa arsye që nuk u votuam në zgjedhje”.