Natyra Kuçi raporton parregullsi në qendrat e votimit në Deçan, akuzon AAK-në për presion

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së, Natyra Kuçi ka raportuar disa nga parregullsitë që sipas saj po ndodhin gjatë këtij procesi zgjedhor në këtë komunë.
Kuçi ka akuzuar kryetarin e të rinjve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan si dhe drejtorin e Arsimit, Zeqë Malaj.
“Faleminderit që jeni në Deçan më saktë afër komunës së Deçanit, ku shpresojmë të vijë një qeverisje e cila punon për qytetarin e Deçanit. Ne sot e kemi përcjell me vëmendje se si po shkon procesi, e kemi raportu menjëherë ku ka parregullsi”.
“Në shkollën e Prilepit, ku kryetari i Alenacës të rinjve rri para shkollës dhe para klasës, dhe përcjell kush po voton dhe kush jo, duke ushtruar presion. Në anën tjetër e kemi zv. drejtorin e arsimit, Zeqë Malaj, i cili prej shkollës në shkollë bën presion tek të gjithë ata dhe votuesit”, tha Kuçi në Klan Kosova.