Natyra po lutet që Arsenali të fitoj sonte – ja çfarë premtimi të madh ka dhënë Bellerin

Sonte nga ora 21:15 do të zhvillohet derbi anglez mes Manchester Cityt dhe Arsenalit.
Mbrojtësi i Arsenal, Hector Bellerin ka dhënë një premtim të madh në rast se skuadra e tij fiton, transmeton Indeksonline.
Ai ka nisur një kampanjë ku për çdo fitore të Arsenalit, ai do të mbjellë nga 3000 pemë.
Kjo kampanjë do të zgjatë deri në përfundim të këtij sezoni. Deri në përfundim të këtij sezoni të Premier Ligës, Arsenali ka edhe 10 ndeshje./Indeksonline/