75 Mall Live Search
21:57 / E Diele, 22 Dhjetor 2024 / L A

Navas: Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në një fushë rivale

Anësori spanjoll, Jesus Navas i ka dhënë fund sot karrierës së tij si futbollist.

Spanjolli, luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”, ku skuadra e tij humbi ndeshjen ndaj Real Madridit me rezultat 4-2.

Mirëpo Navas, tha fjalë të mëdha për tifozët vendas të cilët e nderuan atë për përfundimin e një karriere që mund t’i themi e suksesshme.

“Tifozët e Real Madridit? Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në një fushë rivale,

Kjo është arsyeja pse ndjej nevojën të falënderoj tifozët e Real Madridit për përkushtimin e tyre dhe njohjen e tyre për mua në një kujtim që do të jetë i paharrueshëm.

 Gjithashtu do të doja të falënderoja lojtarët dhe stafin e trajnerëve të klubit për pjesëmarrjen e tyre në homazhin që kam marrë. I falënderoj të gjithë punonjësit e Real Madridit që kanë bashkëpunuar në organizimin e eventit”, u shpreh Navas.

Navas, te Sevilla luajti në dy periudha të karrierës se tij, ku kishte fituar 2 Kupa të Mbretit, 4 tituj të Europa League dhe Superkupat e Spanjës dhe Evropës, ndërsa po ashtu ka qenë pjesë e Manchester Cityt ku fitoi titullin e Premier League dhe 2 EFL Cup.

Ai po ashtu ka fituar Kupën e Botës, 2 herë fitues i Evropianit dhe i Ligës së Kombeve me Spanjën./IndeksOnline/