19:16 / E Hënë, 11 Tetor 2021 / OSH

Navas: Për portierët duhet të bëhet një “Top i Artë” i veçantë, njerëzve ju interesojnë golat por jo pritjet tona

Portieri i PSG-së, Keylor Navas ka kërkuar që të bëhet një “Top i Artë” i veçantë për portierët.

Sipas tij, portierët momentalisht nuk kanë mundësi ta fitojnë këtë çmim, transmeton Indeksonline.

“Unë mendoj që për portierët duhet të bëhet një ‘Top i Artë’ i veçantë për dallim nga portierët tjerë. Në këtë pikë portierët nuk kanë mund ta fitojnë këtë çmim pasi njerëzve ju interesojnë golat dhe asistimet, atyre nuk ju interesojnë pritjet tona”, ka thënë Navas./Indeksonline/