NaVi u shpall kampion i “ESL Pro League Season 23”, ja sa para fitoi nga triumfi
Skuadra e njohur e esports, Natus Vincere (NaVi), është shpallur kampione e turneut të madh të Counter-Strike, ESL Pro League Season 23, duke siguruar trofeun pas një paraqitjeje shumë të fortë gjatë gjithë garës.
Me këtë triumf, NaVi nuk fitoi vetëm lavdinë sportive, por edhe një shpërblim të konsiderueshëm financiar. Ekipi përfitoi rreth 100 mijë dollarë për lojtarët, ndërsa organizata e klubit mori edhe rreth 150 mijë dollarë të tjera, duke e çuar totalin e fitimeve në afërsisht 250 mijë dollarë, shkruan Indeksonline
ESL Pro League Season 23 është një nga turnetë më prestigjioze në skenën e Counter-Strike, ku marrin pjesë disa nga ekipet më të forta në botë.
Kujtojmë që MVP-ja e këtij turneu u shpall një shqiptar, i njohur si “Makazze”.
Në këtë edicion, fondi total i shpërblimeve arriti në rreth 1 milion dollarë, i ndarë mes 24 skuadrave pjesëmarrëse sipas renditjes përfundimtare./Indeksonline/

