75 Mall Live Search
11:36 / E Martë, 10 Mars 2026 / G T

Nazmi Gripshi futet në formacionin e javës në Premier League të Rusisë

Futbollisti shqiptar, Nazmi Gripshi gjeti golin e parë me Rubin Kazan në fundjavë.

Ishte minuta e 24-të, kur lojtari i Kombëtares shqiptare dërgoi topin në rrjetën e Krasnodarit. Gripshi mori topin në mesfushën kundërshtare, dhe pasi shkoi përballë portierit rival ku nuk gaboi, shkruan Indeksonline

Në fund u vlerësua edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Por ky nuk është vlerësimi i vetëm për atë. Ai është zgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligën ruse. Gripshi është vlerësuar me notën 8.4 nga SofaScore.

WhatsApp Image 2026-03-10 at 11.04.26 (1)