NBA bën gjestin e madh- Përfshin në ndeshjen e ‘All Star’, Wade dhe Nowitzki
Legjendat e basketbollit, Dirk Nowitzki dhe Dwyane Wade do të jenë pjesë e ndeshjes së super yjeve të NBA.
Përkundër që nuk kishin siguruar votat për të qenë pjesë e ndeshjes, NBA ka vendosur që dy lojtarët të jenë të ftuar special, transmeton Indeksonline.
Ky gjest i ligës më të fortë në botë është duartrokitur në rrjetet sociale.
Wade dhe Nowitzki janë duke e luajtur sezonin e fundit në ligë. Të dy kanë karrierë të bujshme në NBA./Indeksonline/