75 Mall Live Search
08:05 / E Enjte, 17 Qershor 2021 / Blerim

NBA/ Clippers përmbysin Utah Jazz, kalojnë në epërsi serike

Skuadra e Los Angeles Clippers ka shënuar fitoren e tretë kundër Utah Jazz.

Clippers arritën fitore 119 me 111 kundër Jazz, duke kaluar kështu në epërsi serike prej 3 me 2, shkruan IndeksOnline

Basketbollisti i mbrëmjes ishte amerikani, George – i cili shënoi 37 pikë, bëri 16 kërcime dhe 5 asistime.

Te Utah, më i miri në fushë ishte kroati, Bogdanovic, me 32 pikë dhe 3 kërcime.

Ndeshjen e gjashtë, Jazz dhe Clippers e zhvillojnë më 19 qershor.

Fitore në playoff arriti edhe Atlanta Hawks, të cilët mposhten 109 me 106 ekipin e Philadelphia 76ers – duke çuar kështu epërsinë serike në 3 me 2./IndeksOnline/