75 Mall Live Search
07:59 / E Enjte, 15 Prill 2021 / Blerim

NBA: Dallas Mavericks rikthehet me fitore, Doncic lojtari i ndeshjes/ Tjetër mbrëmje e veçantë për Curryn

Dallas Mavericks pas dy disfatave është rikthyer te fitorja duke e mposhtur me rezultat 113-114 skuadrën e Memphis Grizzlies.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte slloveni, Luka Doncic – i cili realizoi 29 pikë, bëri 5 kërcime dhe 9 asistime.

Te skuadra e Grizzlies më i miri në fushë ishte Allen, me 23 pikë, 4 kërcime dhe 2 asistime.

Fitore ka arritur edhe skuadra e Golden State Warriors, duke e mposhtur Oklahoma City me rezultat 109-147.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte Steph Curry, me 42 pikë, 6 kërcime dhe 8 asistime./IndeksOnline/