75 Mall Live Search
10:51 / E Martë, 03 Mars 2020 / indeksADMonline

NBA del me këtë plan për luftimin e koronavirusit

Efekti i koronavirusit , COVID-19 ka prekur edhe botën sportive. Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA ka marrë masat e parandalimit duke aprovuar disa rekomandime.

Që nga sot, lojtarët e kanë të ndaluar shtrëngimin e duarve me tifozët. Poashtu, çdo kontakt i mundshëm me tifozët do të jetë i ndaluar, qofta nga fusha, apo edhe nga tunelet e palestrave.

Secili basketbollist do të ketë të ndaluar të jap autografe.

Liga, përmes zyrës së komisarit të NBA-së, Adam Silver , ka dërguar tashmë një memorandum të brendshëm për të gjitha ekipet.

Asnjë skuadër nuk do të lejohet të udhëtojë jashtë SHBA-ve për trajnime apo ndonjë ngjarje tjetër.

Madje, gjatë kësaj kohe, asnjë basketbollist nuk ka të drejt udhëtimi në shtete të tjera pa patur rekomandim./Indeksonline/