NBA dhuron spektakël, rezultate befasuese
NBA po vazhdon ecurinë e sezonit derisa mbrëmë janë zhvilluar tetë ndeshje.
Minnesota Timberëolves ka mposhtur Memphis Grizzlies pas vazhdimeve me rezultat 99-97 pasi koha e rregullt kishte përfunduar e barabartë, shkruan Indeksonline.
Te vendasit më i miri ishte Jerryd Bayless me “double-double” prej 19 pikëve dhe 12 asistimeve gjersa u ndihmua edhe nga Karl Anthony-Toëns, i cili shtoi 16 pikë. Derisa te mysafirët më i miri në parket ishte Mike Conley Jr. me 26 pikë ndërsa Marc Gasol realizoi 19 sosh.
Minnesota ka bilanc prej 25 fitoreve dhe 26 humbjeve gjersa për Memphisin ishte pësimi i 32-të kundrejt njëzet triumfeve.
Këto janë të gjitha rezultatet e mbrëmshme:
Boston 126:94 Charlotte
Mimai 89:105 Chicago Bulls
New York 90:114 Dallas
Washington 107:89 Indiana
Sacramento 135:113 Atlanta
Portland 132:105 Utah