NBA/ Doncic dhe Curry shkëlqejnë me skuadrat e tyre

Skuadra basketbollistike, Dallas Mavericks ka shënuar një fitore të lehtë në NBA.
Mavericks mposhti 106 me 127 skuadrën e Oklahoma City Thunder, në një ndeshje tejet interesante, shkruan IndeksOnline
Basketbollisti i mbrëmjes ishte Luka Doncic, me 25 pikë, 3 kërcime dhe 7 asistime.
Te klubi i Oklahomas, paraqitje të mirë pati edhe serbi, Pokusevski me 21 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.
Fitore këtë raund ka arritur edhe Golden State, duke mposhtur Chicago Bullsin me rezultat 116-102.
Në këtë ndeshje, më i miri në fushë ishte Steph Curry me 32 pikë, 5 kërcime dhe 6 asistime./IndeksOnline/