NBA e befason basketbollistin, takohet me nënën e tij pas tri vitesh
Basketbollisti i Miami Heat, Chris Silva e ka parë familjen e tij vetëm një herë në shtatë vite, kështu që NBA e befasoi atë me një ‘dhuratë’ të mrekullueshme për Krishtlindje.
Silva e pa nënën e tij për herë të parë pas tri viteve, dhe në videon e publikuar shihet si shtanget basketbollisti kur e sheh nënën e tij.
Me anë të iniciativës nga NBA nëna e basketbollistit udhëtoi mbi 10.100 km larg Gabonit për ta përë të birin e saj të luante në NBA./Indeksonline/.