09:48 / E Enjte, 14 Shkurt 2019 / indeksADMonline

NBA: Golden State mposhtët nga Portland, humb edhe Houston

Skuadra kampione e Golden State është mundur 129-107 nga Portland, duke ndalur marshimin pas 16 fitoresh radhazi edhe pse basketbollistët e Warriors vijojnë të kryesojnë renditjen në Perëndim. Durant e Curry realizuan nga 32 pikë secili, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Në kahun tjetër, 8 lojtarë të Portland realizuan mbi 10 pikë (Lillard 29), duke bërë që kolektiviteti të jetë arma kryesore e këtij triumfi (52 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit).

Humbet edhe Houston, që u mund 121-111 ng Minnesota, sfidë ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Teague me 27 pikë e 12 asist si dhe Towns me 25 pikë bënë diferencën për Minnesota, duke i bërë të pavlefshme 42 pikët e Harden për teksanët.

Në Perëndim përfiton nga këto humbje skuadra e Denver, që mundi 120-118 Sacramento, duke ngushtuar diferencat me Golden State.

Në Lindje, vijon dominimi i Toronto. Kanadezët mundën 129-120 Washington, takim ku shkëlqeu Siakam, që realizoi 44 pikë e 10 rebound, lider në fushë për Toronto.

Pa probleme fiton edhe Milwaukee, që mundi 106-97 Indiana në fushën e kësaj të fundit. Sfidë emocionuese në minutat e fundit, me Antetokunmpo që realizoi një “triple double” (33 pikë, 19 rebound e 11 asist) për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Rikthehet te fitorja ekipi i Philadelphia, që mundi 126-111 New York (Embiid e Harris 51 pikë së bashku), ndërsa Clippers mundën 134-107 Phoenix, ndeshje ku  dallua Lou Williams me 30 pikë e 10 asist.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Brooklyn, 139-148

Indiana – Milwaukee, 97-106

Boston – Detroit, 118-110

New York – Philadelphia, 111-126

Toronto – Washington, 129-120

Chicago – Memphis, 122-110

Minensota – Houston, 121-112

Dallas – Miami, 101-112

Denver – Sacramento, 120-118

Clippers – Phoenix, 134-107

Portland – Golden State, 129-107