11:47 / E Enjte, 13 Gusht 2020

NBA – Harden nuk mjafton për Rockets, Muscala i 3-pikësh vendimtar për Thunder

U zhvilluan katër sfidat e radhës në NBA, kur kanë mbetur edhe tri raundet e fundit deri në përfundimin e sezonit të rregullt.

Houston Rockets, nuk ia dolën të merrnin fitoren përballë Indiana Pacers, përtej shifrave të frikshme të “yllit” të teksanëve, James Harden, i cili e mbylli takimin thuajse me “tripe double”: 45 pikë, 17 rikuperime dhe 9 asiste.

U mbyll 104-108 në favor të skuadrës nga Indianapolisi, edhe pse kjo e fundit kishte tri mungesa në formacionin startues:  Malcom Brogdon, TJ Warren dhe Domantas Sabonis. Me këtë disfatë, Rockets humbin mundësinë për të arritur në vendin e tretë në Perëndim.

Trepikëshi i shënuar nga Muscala, pesë sekonda para rënies së sirenës, u dhuroi fitoren 116-115 Oklahoma City Thunder ndaj Miami Heat. Skuadra kaliforniane, edhe pse la shumë hapësira në linjat e dyta, iu afrua shumë suksesit, falë 30 pikëve të Tyler Herro. Gjithsesi, në fund morën më shumë vlerë 21 pikë dhe 9 “rebound” të Bazley-t.

Siguruan fitoren e tretë radhazi Toronto Raptors, që iu imponuan 125-121 Philadephia 76ers, me 6 basktebollistë të skuadrës kanadeze me numër dyshifror pikësh. Spikati Chriss Boucher me 19 pikë dhe 9 “rebound”, duke qenë i saktë në 4 nga 6 tentativat për tri pikë. Shënuesi më i mirë rezultoi Harris i 76ers me 22 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Los Angeles Clippers dominuan 124 -111 ndaj Denver Nuggets, falë përmbysjes që erdhi në periodën e fundit, kur skuadra nga Colorado luajti me rezervat, duke lënë të kuptohej se dëshironte vetë ta humbiste takimin. Tashmë Clippers e kanë të sigurt përballjen me Dallas Mavericks të Luka Doncicit në raundin e parë të fazës play off. Në këtë sfidë spikatën Paul George e Kawhi Leonard respektivisht me 27 dhe 2 pikë.