07:58 / E Enjte, 08 Prill 2021 / Blerim

NBA/ Houston Rockets mposht Dallas Mavericks

Skuadra e Houston Rockets ka mposhtur Dallas Mavericks me rezultat 102-93.

Houston arrin këtë fitore falë paraqitjes fantastike të basketbollistit amerikan, J. Wall – i cili realizoi 31 pikë, 3 kërcime dhe 7 asistime.

Ndeshje të mirë pati edhe slloveni, Luka Doncic – i cili bëri 23 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime, por pikët e tij s’mjaftuan që skuadra e tij të shënoj fitore.

Fitore në këtë raund ka shënuar edhe klubet, si Brooklyn Nets dhe Phoenix Suns./IndeksOnline/