75 Mall Live Search
08:14 / E Martë, 09 Shkurt 2021 / Blerim

NBA/ James i lindur si lider, Lakers vazhdojnë me fitore

Skuadra e Los Angeles Lakers ka vazhduar me fitore.

Lakers arritën një fitore të vështirë ndaj Oklahoma Cityt, duke e mposhtur në ‘Overtime’ me rezultat 119-112, shkruan IndeksOnline.

Më i miri në këtë përballje ishte lojtari i Oklahomas, Gilgeous-Alexander me 29 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime.

Te fituesit, ishte LeBron James me 28 pikë, 14 kërcime dhe 12 asistime.

Fitore në këtë raund arriti edhe Milwaukee Bucks – të cilët e mposhtën 125-112 ekipin e Denver Nuggets.

Basketbollisti i mbrëmjes ishte serbi, N. Jokic me 35 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime./IndeksOnline/