75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 12 Mars 2019 / indeksADMonline

NBA kthehet në arenë boksi, basketbollisti i famshëm grushton keq kundërshtarin

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur në ndeshjen e ligës më të fortë të basketbollit në botë, NBA ku luanin Toronto Raptors dhe Cleveland Cavaliers.

Basketbollisti i njohur kongolez me pasaportë spanjolle, Serge Ibaka ka grushtuar kundërshtarin Marquese Chriss, shkruan Indeksonline.

Ibaka ra në tokë në një dyluftim për të topin me Chriss , i cili duket se i ka thënë diçka. Ibaka , atëherë, u ngrit, shkoi tek kundërshtari i tij dhe i hodhi disa grushte.

Chriss u përgjigj në të njëjtën mënyrë para se lojtarët e të dyja ekipeve i ndanë ata.

Gjyqtarët përjashtuan të dy lojtarët dhe askush nuk donte të komentonte për incidentin më vonë. /IndeksOnline/