75 Mall Live Search
07:59 / E Premte, 29 Janar 2021 / Blerim

Lakers pësojnë humbjen e radhës/ Golden State befasohet nga Phoenix

Los Angeles Lakers ka pësuar humbjen e radhës në basketbollin amerikan.

Lakers u mposhtën 92-107 ndaj Detroit Pistons, shkruan IndeksOnline.

Për ekipin fitues më i miri në fushë ishte, Griffin me 23 pikë, 3 kërcime dhe 6 asistime.

Kurse te Lakers, më i miri ishte LeBron James me 22 pikë, 7 kërcime dhe 10 asistime.

Humbje të befasishme ka pësuar edhe Golden State, pasi u mposhtë 93-114 nga Phoenix Suns

Nuk mjaftuan pikët e Curryt për të arritur fitore – ai shënoi 27 pikë, 4 kërcime dhe bëri 4 asistime.

Te Phoenix më i miri në fushë ishte amerikani, Bridges me 20 pikë, 1 kërcim dhe 5 asistime./IndeksOnline/