75 Mall Live Search
09:54 / E Enjte, 24 Janar 2019 / indeksADMonline

NBA me shumë befasi, mposhtën favoritët

NBA, kampionati më i fortë dhe më emocionues në botë i basketbollit vijon të dhurojë spektakël e surpriza. Së fundi, janë luajtur dhjetë ndeshje, ku dy favoritët për të qenë në fazën e “play-off”-it janë mundur në Konferencat e tyre.

Më konkretisht, Toronto Raptors nuk ia ka dalë të ketë vazhdimësi të fitoreve. Kësaj here është mundur në mënyrë të papritur nga Indiana Pacers me rezultatin 110:106.

Houston Rockets ka triumfuar falë paraqitjes së shkëlqyer të James Harden, i cili realizoi 61 pikë. Pas këtij “stacioni” të kampionatit, Toronto mban vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, me 36 fitore dhe 14 humbje.

Ja rezultatet tjera:

Boston – Cleveland 123:103

Brooklyn – Orlando 114:100

Miami – L.A. Clippers 99:111

Chicago – Atlanta 101:121

Memphis – Charlotte 107:118

New Orleans – Detroit 94:98

Philadelphia – San Antonio 122:120

Utah – Denver 114:108