75 Mall Live Search
11:48 / E Premte, 31 Janar 2020 / indeksADMonline

NBA-ja ndryshon krejt formatin e ndeshjes “All Star”, për nder të Kobe Bryantit

NBA-ja ka njoftuar se do ta ndryshojë formatin në ndeshjen e muajit të ardhshëm All-Star, që do të mbahet në Chicago për nder të legjendes së basketbollit Kobe Bryant, i cili vdiq të dielën.

41-vjeçari Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare Gianna ishin në mesin e nëntë personave që mbetur të vdekur pasi helikopteri me të cilin po fluturonin të dielën u rrëzua në Los Angeles.

NBA-ja ka bërë të ditur se një format i ri i ndeshjes All-Star, “do ta shtojë nivelin e konkurrencës, do të sjellë emocione më të mëdha dhe do ta bëjë rezultatin e secilit çerek të vlejë për shoqata bamirësie”.

Një format i ri i çerekut të katërt do ta nderojë pesë herë kampionin e NBA-së dhe legjendën e Los Angeles Lakersit, Kobe Bryant.

Formati i ri:

* Të dyja skuadrat, të drejtuara nga LeBron Jamesi dhe Giannis Antetokoumpo, do të luajnë për organizata me bazë në Chicago që kanë synim përmirësimin e komunitetit.

* Ata do të garojnë për ta fituar secilin nga tre çerekët e parë, ata do të fillojnë me rezultat 0:0 dhe do të zgjasin nga 12 minuta.

* Organizatat e zgjedhura nga skuadra fituese për secilin çerek do t’i marrin nga 100 mijë dollarë.

* Çereku i katërt do të jetë më i veçantë.

Fituesi do të duhet t’i shtojë 24 pikë në numrin e pikëve të arritura nga ekipi lider në tre çerekë paraprakë, pasi që Kobe Bryanti e kishte mbajtur fanellën me numër 24 gjatë karrierës. Për shembull, nëse rezultati i akumuluar nga tre çerekët e parë do të jetë 100:05, fituesit do të duhej t’i arrinte 124 pikë i pari. Ndeshja s’do të ketë kohë të caktuar, por fituesi zgjidhet kur arrihen pikët e caktuara. Ekipi fitues do t’i dhurojë 200 mijë dollarë në një organizatë që do ta zgjedhë vetë.

Ndeshja All-Star, do të zhvillohet në United Center në Chicago më 16 shkurt.