75 Mall Live Search
07:44 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

NBA/ Nuk mjaftojnë pikët e Curryt, Golden State mposhtet nga Denver Nuggets (Video)

Skuadra e Golden State Warriors pëson humbjen e dytë brenda pak ditëve.

Sot ish-kampioni është mposhtur nga Denver Nuggets me rezultat 114-104, shkruan IndeksOnline.

Edhe pse Steph Curry u mundua, duke shënuar 35 pikë, duke bërë 11 kërcime dhe 4 asistime, prapë skuadra e tij pësoi disfatë.

Te Denver, më i miri ishte serbi, Nikola Jokic me 23 pikë, 14 kërcime dhe 10 asistime.

Golden State ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Los Angeles Lakers, kurse Denver luan ndaj Utah Jazz./IndeksOnline/