NBA – Portland siguron një vend në play off, sfidon Lakers në çerekfinale

Portland është skuadra e fundit që siguron një vend në çerekfinalet e play off-it, pas fitores 126-122 ndaj Memphis, në ndeshjen shtesë mes dy ekipeve.
Të dyja ekipet e mbyllën sezonin e rregullt me pikë të barabarta në Konferencën e Perëndimit, ndaj u desh një vend shtesë për vendin e tetë në këtë Konferencë.
Skuadra e Portland arriti të triumfojë falë dyshes Lillard-McCollum, që së bashkua realizuan 60 pikë.
Në çerekfinale, skuadra e Blazers do të luajë ndaj Lakers, ndërkohë që nesër do të nisin ndeshjet e para çerekfinale në të dyja Konferencat.