NBA shembull për ligat tjera, ju dhuron nga 1 mijë dollarë bonus gjithë puntorëve dhe shumë ditë pushim

Liga më e fortë e basketbollit në botë, NBA ka dëshmuar edhe njëherë klasin e saj.
Komisioneri i NBA, Adam Silver ka vendosur që të gjithë të punësuarve të ligës të ju dhuroj nga 1 mijë dollarë bonusë, transmeton Indeksonline.
Ai në letrën falënderuese që ka bërë pas përfundimit të sezonit, ju ka dhënë të gjithë punëtorëve 4 të premte pushim dhe gjatë festës “Thanksgiving” do ta kenë pushim.
Kjo u bë për shkak të punës së mrekullueshme që bën puntorët në këtë sezon historik, që do të mbahet mend për shkak të koronavirusit.
Kampion i NBA mbrëmë u shpallë Los Angeles Lakers, pasi arritën ta mposhtnin Miami Heat./Indeksonline/