75 Mall Live Search
10:31 / E Mërkurë, 09 Shkurt 2022 / AR

NBA shpall listën e 15 trajnerëve më të mirë në historinë e ligës

Liga më e fuqishme e basketbollit në botë NBA shpalli sot listën e 15 trajnerëve më të mirë si pjesë e festimeve për sezonin e 75-vjetorit të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lista u përpilua me votat e 43 trajnerëve aktualë dhe të mëparshëm të NBA-së së bashku me Asociacionin Kombëtar të Trajnerëve të Basketbollit dhe drejtorin ekzekutiv, David Fogel.

Lista e 15 trajnerëve më të mirë në NBA:

Red Auerbach, K.C. Jones, Pat Riley, Larry Broën, Steve Kerr, Doc Rivers, Chuck Daly, Don Nelson, Jerry Sloan, Red Holzman, Gregg Popovich, Erik Spoelstra, Phil Jackson, Jack Ramsay dhe Lenny Wilkens.