75 Mall Live Search
08:10 / E Enjte, 27 Maj 2021 / Blerim

NBA/ Utah Jazz barazon serinë kundër Memphis Grizzlies

Skuadra e Utah Jazz ka barazuar serinë në 1 me 1 në playoffin e NBA-së kundër Memphis Grizzlies.

Jazz mposhti me rezultat 141-129, shkruan IndeksOnline

Paraqitje fantastike këtë ndeshje pati basketbollisti amerikan i Memphis, Morant – i cili realizoi 47 pikë, bëri 4 kërcime dhe 7 asistime.

Te Utah Jazz më i miri në fushë ishte Mitchell – me 25 pikë, 2 kërcime.

Fitore arritën edhe skuadrat, si Philadelphia (120-Washinghton Wizards) dhe New York Knick (101-92 Atlanta Hawks)./IndeksOnline/