NBA: Warriors dhe Bucks vazhdojnë me formën e mirë
Gjatë mbrëmjes dhe mëngjesin e sotëm janë zhvilluar ndeshjet e ligës më të fortë në botë të basketbollit, NBA.
New York Knicks ka mposhtur San Antonion me rezultat 130 – 118. Më i miri në këtë ndeshje ishte DeMar DeRozan me 32 pikë dhe katër asistime, shkruan Indeksonline.
Houston Rockets ka mposhtur Golden State Warriors me rezultat 118-112. Në këtë ndeshje më shumë pikë shënoi Eric Gordon me 25 pikë e katër asistime derisa Chris Paul realizoi 23 pikë e 17 asistime.
Milwaukee Bucks vazhdojnë formën e mirë pasi mposhtën Minnesota Tmberwolves me rezultat 128-140. Derrick Rose ishte i jashtëzakonshëm ku shënoi 23 pikë dhe katër asistime.
Rezultatet tjera:
Rockets – Warriors 118-112
Mavericks – Jazz 109-125
Clippers – Nuggets 88-105
Timberwolves – Bucks 128-140
Magic – Raptors 113-98
Spurs – Knicks 118-130