75 Mall Live Search
23:59 / E Premte, 03 Shtator 2021 / OSH

NBC NEWS: ShBA planifikon të dërgoj dy afganë në Kosovë për rishqyrtim

ShBA planifikon që të dërgoj dy afganë të evakuuar në Kosovë për rishqyrtim të mëtejme.

Kjo për t’u siguruar që ata nuk janë shqetësim për sigurinë por kjo nuk do të thotë se ata domosdoshmërisht përbëjnë një kërcënim terrorist, raporton “NBC NEWS”, transmeton Indeksonline.

Siç  paralajmërojnë burimet e “NBC NEWS”, megjithatë, se zyrtarët federalë po veprojnë me shumë kujdes, dhe vetëm për shkak se një person është shënuar për rishqyrtim nuk do të thotë se ata janë terroristë ose përbëjnë një kërcënim.

Diçka në profilin e tyre – emri, prejardhja ose një numër në celularin e tyre – ngriti shqetësim të mjaftueshëm saqë nuk mund të lejoheshin të qëndronin në SHBA në pritje të shqyrtimit shtesë, sipas burimeve të mediumit amerikan.

Çdo evakuim tjetër që shkakton shqetësime të ngjashme do të dërgohet në Kosovë, thanë burimet./Indeksonline/