75 Mall Live Search
22:02 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ndahen 30 mijë euro për rregullimin e fushës së sportit në Burgun e Sigurisë së Lartë (Dokument)

Shërbimi Korrektues i Kosovës në fund të muajit maj ka hapur tender për të nënshkruar kontratën e re.

Kësaj radhe institucioni ka planifikuar të rregullojë fushën e sportit në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Fillimisht, vlera e parashikuar e kontratës kap shumën prej 30.000,00 euro. Në njoftimin për tender bëhet e ditur se ka kufizime në numrin e operatorëve të cilët do të ftohen për tenderim.

Në bazë të aplikacioneve të pranuara, më së shumti 6 kandidat do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.

Nëse më shumë se 6 kandidat të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e mësipërme të përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit. /Indeksonline/