16:25 / E Mërkurë, 02 Nëntor 2022 / Gj. Sh

​Ndahen 31.500 euro për rezultatet e xhudos të arritura në garat ndërkombëtare

Me sportin e xhudos Kosova po vazhdon të korrë suksese të njëpasnjëshme në nivel botëror.

Njëjtë ndodhi edhe këtë vit ku xhidiste si Distria Krasniqi, Laura Fazliu dhe xhudisti Dardan Cena siguruan medalje të arta e të argjendta.

Për të gjitha këto suksese, sot janë darë 31 mijë e 500 euro nga shteti, lajm të cilin e ka dhënë ministri i Ministrisë për Kulturië, Rini dhe Sport, Hajrulla Çeku i cili ishte për vizitë në Qendrën Nacionale të Xhudos në Pejë.

“Në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, aty ku filloi rrugëtimi i sukseseve të panumërta të vendit tonë në xhudo, sot ndamë shpërblimet shtetërore për rezultatet e fundit të arritura nga xhudistët, Distria Krasniqi, Dardan Cena, Laura Fazliu dhe trajneri Driton Kuka. Mbështetje financiare në vlerë totale prej 31.500 euro për rezultatet e arritura në garat ndërkombëtare.”, ka shkruar Çeku në Facebook.

Po ashtu sot Federata e Xhudos së Kosovës ka pranuar çmimin mirënjohës nga Ministri i Punëve të Jashtme të Japonisë, Hayashi Yoshimasa, për kontributin në promovimin e kulturës japoneze në Kosovë dhe bashkëpunimit të mirë mes Japonisë dhe Kosovës, kjo përmes sportit të xhudos.