75 Mall Live Search
10:28 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Alokohen 60 mijë euro për familjet e 2 minatorëve, që humbën jetën në minierën e Novobërdës

Qeveria ka alokuar nga 30 mijë euro për familjet e minatorëve që humbën jetën të martën në Minierën e Novobërdës.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar nga ministrat që të miratojnë mjetet financiare për familjarët e dy minatorëve.

“60 mijë euro do të jepen për familjarët e dy minatorëve që humbën jetën dje në Minierën e Artanës. Këto shpenzime të parapara do të transferohen”, tha Kurti.