08:15 / E Martë, 26 Maj 2020 / indeksADMonline

Ndahen çifti i famshëm

Aktori Cole Sprouse dhe Lili Reinhart i kanë dhënë fund lidhjes, referuar burimeve të People dhe Page Six.

Zërat për ndarje vijnë pas letrës publike që Sprouse postoi në prill, ku theksonte se nuk do të “toleronte komentet negative”. Ndonëse aktori nuk specifikoi se cilave komente u referohej, duket se reagimi erdhi pas thashethemeve që pretendonin se Sprouse e kishte tradhtuar Lili-n. Asokohe, Reinhart foli për “abuzimet toksike” të rrjeteve sociale.

Nuk është hera e parë që përflitet për një ndarje të tyre. Në korrik të 2019-s, një burim për E! News tha se “ata nuk po jetonin më bashkë gjatë xhirimeve të Riverdale”. Asokohe, burimi u shpreh se “janë përpjekur t’i rrinë larg njëri-tjetrit”. Megjithatë, po në korrik, Lili Reinhart hodhi poshtë aludimet duke publikuar një foto të kopertinës së W Magazine.

Lili Reinhart dhe Cole Sprouse u njohën në sheshxhirimin e “Riverdale.” Personazhet e tyre, Betty Cooper dhe Jughead, dashurohen drejt fundit të sezonit të parë dhe mesa duket, kështu ndodhi dhe për aktorët.

Thashethemet nisën në korrik të 2017-s, pasi u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin gjatë Comic-Con. Edhe pse vazhdonin të kalonin kohë bashkë dhe të nxisnin spekulimet, nuk e pranuan publikisht lidhjen deri në Met Gala e 2018-s, ku shkuan si çift.

“Nuk është diçka që e fshehim apo diçka që e publikojmë,” tha Sprouse për GQ në mars të 2019-s. “Është thjesht diçka që ekziston.”