22:16 / E Premte, 19 Prill 2019 / indeksADMonline

Ndahen çifti i famshëm pas dy viteve martesë

Çifti i famshëm në botën e filmit, Anna Camp dhe Skylar Astin kanë vendosur që të ndajnë rrugët e tyre pas dy viteve martesë.

Camp dhe Astin përmes një deklarate në “US Weekly” kanë konfirmuar që ata janë pajtuar të ndahen, transmeton Indeksonline.

Aktorët ishin njohur pas rolit të tyre në dy filmat e famshëm ‘Pitch Perfect’ dhe ‘Pitch Perfect 2’.

Ata cilësoheshin si njëri nga çiftet më simpatike të ‘Hollywood’-it./Indeksonline/